Mbappe i zemëruar në Neymarin: Ai vetjak nuk më pasonte mua - Gazeta Express
string(58) "mbappe-i-zemeruar-ne-neymarin-ai-vetjak-nuk-me-pasonte-mua"

Mbappe i zemëruar në Neymarin: Ai vetjak nuk më pasonte mua

Futboll

Gazeta Express

26/09/2021 15:22

Kylian Mbappe nuk e fshehu zemërimin ndaj Neymarit, pasi francezi u zërimin ndaj Neymarit, pasi francezi u zëvendësua në fitoren 2:0 ndaj Montpellier mbrëmë.

Sulmuesi francez u ankua në Idrissa Gueye në bankën reserve, kur zëvendësuesi i tij, Julian Draxler shënoi pas asistimit të Neymarit.

Lexo Edhe:

Mbappe u shpreh se Neymari nuk asistonte për të në kohën sa ishte në fushë.

“Ai vetjak nuk më pasonte mua”, e zunë kamerat e Canal+ duke i thënë Mbappe Gueyes.

Para se të zëvendësohej në minutën e 88-të, Mbappe pati tri raste të pastra, por dështoi në të trijat.

Mbappe nuk ka arritur ta gjejë rrugën deri te goli në katër ndeshjet e fundit. /Gazeta Express/