Mbappe, Haaland, Zidane, Marcelo, Raul – rrëfehet presidenti i Real Madridit - Gazeta Express
string(70) "mbappe-haaland-zidane-marcelo-raul-rrefehet-presidenti-i-real-madridit"

Instant

Gazeta Express

25/06/2021 12:06

Mbappe, Haaland, Zidane, Marcelo, Raul – rrëfehet presidenti i Real Madridit

Instant

Gazeta Express

25/06/2021 12:06

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka hapur letrat. Në një intervistë në ‘El Transistor’ të Onda Cero, Perez ka deklaruar se Reali nuk mundi t’i ofrojë kushte Ramosit, ashtu siç nuk ka mundur që t’i ofrojë Cristiano Ronaldos, dhe për atë u largua.

Ai foli edhe për largimin e Zidane, largimet e mundshme nga skuadra, se a do të ketë blerje e shumëçka tjetër…

Perez foli edhe për uljen në stol të Raulit dhe pse tani preferuan Carlo Ancelottin, raporton Gazeta Express.

Zidane…?

“Zinedine Zidane ëndërron të jetë trajner i kombëtares së Francës dhe jam i sigurt që do e arrijë këtë objektiv. Unë ende e dua Zidane. Nëse ai dëshiron të kthehet te Real Madrid një ditë, kjo është ende shtëpia e tij”, deklaroi Perez.

Letra e rëndë e Zidane…

“Të betohem në gjithçka se nuk e kam lexuar. Zidane është legjenda e Real Madridit dhe unë jam i bindur se nuk e ka shkuar vet ai. Nuk është dora e Zidanit”.

Mbappe?

“Mbappe është një nga lojtarët më të mirë në botë, sigurisht. E di çfarë duan tifozët dhe nuk flas për lojtarët e të tjerëve, do ishte mungesë respekti. E njëjta gjë edhe për Erling Haaland, nuk flas rreth tyre”.

Marcelo nuk largohet dhe do të marrë shiritin e kapitenit pas largimit të Ramosit…

“Marcelo do të jetë kapiteni ynë sezonin e ardhshëm. Është e vështirë të gjesh një mbrojtës tjetër të majtë si Marcelo. Ai dhe Roberto Carlos kanë qenë më të mirët në histori”.

E ardhmja e Brahim Diaz, Varane…

“Ne do të huazojmë disa lojtarë. Brahim Diaz është rritur te Milani. Nëse nuk do të vijë te ne, do të qëndroje atje. Bale? Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, ende i kujtoj finalet që ai na fitoi. Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë zyrtare për Raphael Varane. Ai është në Evropian tani dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse ai do ta lërë klubin këtë verë, atëherë do të na thotë”.

Largimi i Ramos

“Kam admirim për Sergio dhe nuk do të flas për këtë. Ai ka qenë një legjendë e Real Madridit. Ne kemi thënë tashmë gjithçka që kishim për të thënë në lidhje me këtë temë. Unë nuk do të jap versionin tim. Ne i ofruam atij një kontratë, i thamë se kishte një afat dhe ai nuk e pranoi atë. Ai mendoi ndryshe. Ai do të bëjë shumë mirë me siguri. Ai do të kthehet, kjo është shtëpia e tij. Më ka ndodhur me lojtarë të tjerë. Unë e dua atë sikur të ishte djali im. Nuk do të flas këtu kush ka e kush nuk ka të drejtë”.

Lamtumira e Ramos…

“E kam pasur të vështirë. Unë e dua Sergio si djalin tim. Unë e solla atë në 2005. Sigurisht që më vjen keq”.

Ramos në PSG?

“Do të më bëhej qejfi nëse shkon në një klub ku do t’i ofronin ato që s’kemi mundur ne t’i ofrojmë, njëjtë siç ka ndodhur me Cristianon”.

Raul?

“Ka gjithçka për të qenë trajner i Madridit. Por kishim nevojë për ndryshime dhe për dikë me më shumë eksperiencë se Rauli, dhe preferuam Ancelottin. Raul do të jetë në stol të ardhmen”.

Conte, Pochettino…

“Nuk kemi folur me asnjërin”. /Gazeta Express/