“Mbappe është ndryshe, ai do të arrijë shumë në futboll” - Gazeta Express
string(53) "mbappe-eshte-ndryshe-ai-do-te-arrije-shume-ne-futboll"

“Mbappe është ndryshe, ai do të arrijë shumë në futboll”

Gazeta Express

21/05/2020 23:50

Silva beson se Mbappe do të prek majën në futboll, ashtu siç kanë bërë Messi dhe Ronaldo

Anësori i Manchester City, Bernardo Silva, në një intervistë për AS, ka kujtuar gjeneratën e artë sa ishte te Moanco, me të cilën skuadër arritën deri në gjysmëfinale të UEFA Champions League në vitin 2017.

Lexo Edhe:

Silva foli veçanërisht për Kylian Mbappen, për të cilin s’ka asnjë dyshim se është i veçantë dhe do të arrijë shumë në futboll.

“Mbappé mbërriti në sezonin tim të fundit në Monako, por kishte shumë lojtarë të shkëlqyeshëm kur unë arrita: Berbatov, Martial, Moutinho, Kondogbia, Fabinho, Kurzaëa, Ricardo Caravalho … Dhe në sezonin e fundit kam luajtur me Lemar, Fabinho, Mendy, Bakayoko, Sidibé , Falcao dhe Mbappe, veçanërisht në gjashtë muajt e fundit që ishte impresionues kur ai (Mbappe) filloi të luante më shumë. Ai është një lojtar tjetër, të gjithë njerëzit e dinë këtë dhe Mbappe do të bëjë gjëra shumë të veçanta në futboll”, deklaroi Silva. /Gazeta Express/