Kylian Mbappe nuk e kishte natën e tij sonte.
Sulmuesi francez tentoi disa herë, por nuk ia doli të shënonte në duel me Rennes.
Por, për fatin e tij të mirë, shokët e skuadrës shënuan dhe Paris Saint-Germaini fitoi me rezultat 3:1 falë golave të Vitinha, Hakimi e Muani, shkruan “Gazeta Express”.
Ndërkohë, nënkampioni i botës e pati rastin më të mirë të ndeshjes.
Por, ish-futbollisti i Monacos, ndonëse bëri gjithçka mirë, duke i ikur një lojtarit, por edhe portierit, nuk arriti të shënonte me portën zbrazët.
24 vjeçari befasisht gjuajti mbi portë dhe s’mund t’ju besonte as vetë zyve.
Për më tepër, më poshtë mund ta shihni rastin e pabesueshëm që e humbi njëri prej futbollistëve më të mirë në botë. /Gazeta Express/
Mbappe missed this? He’s getting finished in PSG
— Miss ADEL (@a_derll) October 8, 2023
pic.twitter.com/WipeVMIIcs