Mbappé e gëzon Realin, rikthehet në stërvitje dhe është gati për super-duelin me Bayernin - Gazeta Express
string(88) "mbappe-e-gezon-realin-rikthehet-ne-stervitje-dhe-eshte-gati-per-super-duelin-me-bayernin"

Sport

Gazeta Express

13/04/2026 14:58

Mbappé e gëzon Realin, rikthehet në stërvitje dhe është gati për super-duelin me Bayernin

Sport

Gazeta Express

13/04/2026 14:58

Lajm pozitiv për Real Madridin në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Kylian Mbappé është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, edhe pse ende e mban një fashë në vetull pas lëndimit të fundit, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

Sulmuesi francez ishte në dyshim pas goditjes që e mori në ndeshjen ndaj Gironës në La Liga, ku e pësoi një çarje mbi vetullën e djathtë dhe iu desh ndërhyrje mjekësore me qepje.

Për këtë arsye, ai kishte munguar në seancat e mëparshme stërvitore.

Megjithatë, sipas raportimeve më të fundit, Mbappé është rikthyer në fushë dhe është stërvitur normalisht me ekipin, duke e mbajtur një mbrojtje (fashë) në zonën e dëmtuar.

Ky është një sinjal shumë inkurajues për “Los Blancos”, të cilët kanë nevojë për yllin e tyre në maksimumin e formës për sfidën ndaj Bayern Munich në Champions, ku do ta synojnë përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit çerekfinale.

Edhe pse ende mund të ndiejë pak shqetësim, rikthimi i tij në stërvitje tregon se prania e tij në ndeshjen e ardhshme nuk është në dyshim dhe ai pritet të jetë një nga protagonistët kryesorë në Munich. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement