“Mbappe duhet të qëndrojë në PSG për të mirën e Francës” - Gazeta Express
string(54) "mbappe-duhet-te-qendroje-ne-psg-per-te-miren-e-frances"

Sport

Gazeta Express

10/06/2021 17:56

“Mbappe duhet të qëndrojë në PSG për të mirën e Francës”

Sport

Gazeta Express

10/06/2021 17:56

Emmanuel Macron, presidenti i Francës, ka bërë fushatë për qëndrimin e Kylian Mbappe në PSG.

Real Madridi ka kohë që e do 22-vjeçarin, i cili tani për tani po refuzon të rinovojë me Paris Saint Germain.

Lexo Edhe:

Ka zëra se këtë verë, Mbappe mund ta veshë fanellën e Real Madridit, me të cilin Los Blancos do t’ia bënin sefte edhe rimodelimit të stadiumit ‘Santiago Bernabeu’ duke nisur së bashku një aventurë të re.

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për t’ia marrë atë PSG-së, derisa tani Macron ka shprehur dëshirën që sulmuesi francez të vazhdojë të luajë në Ligue 1.

“Është shumë e rëndëishsme që Mbappe të qëndrojë në PSG. Për klubin por edhe për Ligën e Francës”, tha ai për ‘RMCSport’.

Mbappe u transferua në PSG nga Monaco në vitin 2017 fillimisht në formë huazimi, e më pas me marrëveshje të përhershme për 180 milionë euro.

Për katër sezone, 22-vjeçari ka bërë 127 paraqitje me PSG-në, ka shënuar 111 gola. /Gazeta Express/