Mbante pistoletë me vete, pas dyshimeve, policia kontroll edhe në banesë 32 vjeçarit. Ja çfarë iu zbulua - Gazeta Express
string(101) "mbante-pistolete-me-vete-pas-dyshimeve-policia-kontroll-edhe-ne-banese-32-vjecarit-ja-cfare-iu-zbulua"

Mbante pistoletë me vete, pas dyshimeve, policia kontroll edhe në banesë 32 vjeçarit. Ja çfarë iu zbulua

Gazeta Express

19/02/2020 9:23

Policia ka arrestuar në flagrancë një person në Memaliaj, të cilit i ka sekuestruar dy armë zjarri, një pushkë sportive dhe 20 doza me lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Stacionin e Policisë Memaliaj bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Krahës 1, Bashkia Memaliaj.

Lexo Edhe:

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi: 1 armë zjarri pistoletë “Zastava”, 1 armë gjahu teke, një pushkë sportive (të cilat i mbante pa leje), municion luftarak dhe 20 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.