Mbanin qese mbeturinash në mungesë të pajisjeve mbrojtëse personale dhe rezultojnë pozitive me Covid-19 - Gazeta Express
string(101) "mbanin-qese-mbeturinash-ne-mungese-te-pajisjeve-mbrojtese-personale-dhe-testojne-pozitive-me-covid-19"

Mbanin qese mbeturinash në mungesë të pajisjeve mbrojtëse personale dhe rezultojnë pozitive me Covid-19

Gazeta Express

09/04/2020 8:30

Tre infermiere që mbanin qese mbeturinash për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse personale raportohet se kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Vetëm disa javë më parë, infermierët kishin ndarë një foto të tyre të mbështjella me qese mbeturinash ndërsa kërkonin maska, fustane dhe doreza të duhura në Spitalin Northwick Park, në Harrow, transmeton Lajmi.net.

Lexo Edhe:

Spitali më parë deklaroi një situatë emergjente pasi të gjithë shtretërit e tij të kujdesit kritik ishin mbushur me pacientë. Më shumë se 50% e stafit që punojnë në një repart tani kanë testuar pozitivë me koronavirus, raporton Daily Telegraph.

Infermieret thanë se duhej të “përdorin iniciativën e tyre” duke veshur qese mbeturinash, pasi nuk kishin “zgjidhje tjetër” për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse personale.