Klubi gjerman TSG Hoffenheim ka reaguar pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës, duke u dalë në mbështetje futbollistëve të saj me origjinë kosovare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoffenheim u ka dhënë zemër Albian Hajdari, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu, të cilët ishin pjesë e këtij rrugëtimi historik të Kosovës në kualifikimet për Botëror.
“Mbani kokën lart, Albi, Fis dhe Leon! Edhe pse në fund nuk shkoi siç duhet, mund të jeni shumë krenarë për paraqitjet tuaja në kualifikimet për Kupën e Botës”, thuhet në mesazhin e klubit gjerman.
Ky reagim vjen pas një ndeshjeje dramatike në Prishtinë, ku Kosova u mposht minimalisht 1-0 nga Turqia, duke humbur kështu mundësinë për një kualifikim historik në Botëror.