“Mbajta frymën 7 minuta për një skenë në film”, aktorja e famshme shokon fansat me deklaratën e fundit - Gazeta Express

“Mbajta frymën 7 minuta për një skenë në film”, aktorja e famshme shokon fansat me deklaratën e fundit

Gazeta Express

28/10/2020 14:41

Aktorja e famshme, Kate Winslet është njëra ndër aktoret më të famshme në botë, kjo edhe për shkak filmit “Titanic” ku aktorja ka pasur rolin kryesor.

Aktorja ka luajtur edhe në shumë filma të tjerë të ndryshëm ku ka pasur rolet kryesore, njëri ndër ta ishte edhe filmi “ Avatar 2”.

Ajo ka rrëfyer se ka arritur në ekstreme për të realizuar në perfeksion rolin në filmin “Avatar 2″. Kate ka treguar se ajo ka bërë një çmenduri të vërtetë duke mbajtur frymën për 7 minuta për një skenë në film.

Për të provuar se a është e gatshme të tejkalojë kufijtë e saj për rolin, Kate ka treguar se ka trajnuar veten për të mbajtur frymën nën ujë për më shumë se 7 minuta.

“Unë duhej të mësoja se si të zhyhesha për të luajtur atë rol në Avatar, dhe kjo ishte thjesht e pabesueshme. E mbajta frymën për shtatë minuta e 14 sekonda, gjë e çmendur”, ka thënë aktorja për “Hollywood Rporter”.

Ylli i “Titanic” do të paraqitet në film në rolin e “personit ujë” dhe fansat mund ta shohin atë dhjetorin e ardhshëm.