Mbahet sot seanca gjyqësore për vrasjen e 11-vjeçarit nga Fushë Kosova - Gazeta Express
string(70) "mbahet-sot-seanca-gjyqesore-per-vrasjen-e-11-vjecarit-nga-fushe-kosova"

Gazeta Express

17/09/2020 8:55

Mbahet sot seanca gjyqësore për vrasjen e 11-vjeçarit nga Fushë Kosova

Gazeta Express

17/09/2020 8:55

Në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit

Seanca gjyqësore për vrasjen e Kujtim Veselit do të fillojë në orën 9:30.

Lexo Edhe:

Ndërsa avokatja e familjes së Kujtimit, Rina Kika, ka paralajmëruar se do të deklarohet për media pas përfundimit të seancës gjyqësore.

Më 31 gusht të këtij viti, aktivistët e fushatës “Drejtësi për Kujtimin” kanë dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit peticionin me mbi 1300 nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë nga institucioni dhe policia e Kosovës kërkim-falje publike ndaj familjes së Kujtim Veselit i cili dyshohet të jetë dhunuar seksualisht dhe pastaj u gjet i vdekur në Fushë Kosovë.

11-vjeçari, Kujtim Veseli është gjetur i vdekur më 11 korrik 2019 në lagjen “Xhemail Mustafa”, në Fushë Kosovë.