Mbahet mbledhja e parë e Bordit të Ligës Unike - Gazeta Express
string(46) "mbahet-mbledhja-e-pare-e-bordit-te-liges-unike"

Mbahet mbledhja e parë e Bordit të Ligës Unike

Gazeta Express

24/09/2020 14:57

Është mbajtur sot mbledhja e parë e Bordit të Ligës Unike, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, Drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi, si dhe legjenda e basketbollit shqiptar, Vaso Shaka.

Lexo Edhe:

Në këtë takim është biseduar për fillimin dhe rrjedhën e Ligës Unike, derisa janë marrë vendime të rëndësishme për zhvillimin e kësaj lige.

Entuziazmi dhe dëshira është e madhe për fillimin e Ligës, ku do të luajnë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.

Liga Unike pritet të fillojë në fund të muajit tetor, derisa dy skuadrat e para në renditje kualifikohen në gjysmëfinale të “Play-off”-it, kurse për dy vendet tjera do të garojnë 3 vs. 6 dhe 4 vs. 5. /Gazeta Express/