MB-Maqedoni: Shtatë ushtarë do të kthehen nga Afganistani, do të dërgohen në karantinë - Gazeta Express
string(84) "mb-maqedoni-shtate-ushtare-do-te-kthehen-nga-afganistani-do-te-dergohen-ne-karantine"

MB-Maqedoni: Shtatë ushtarë do të kthehen nga Afganistani, do të dërgohen në karantinë

Gazeta Express

26/03/2020 17:33

Nga Ministria e Mbrojtjes theksojnë se nesër shtatë ushtarë të Maqedonisë do të kthehen nga Afganistani, përcjell GazetaExpress nga Telegrafi.

“Anëtarët e Ushtrisë pritet të arrijnë mbrëmjen e nesërme dhe më pas do të transportohen në vendin tonë. Pas mbërritjes së tyre, në përputhje me rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ata do të dërgohen në karantinë dyjavore e cila është e detyrueshme për të gjithë qytetarët që kthehen nga jashtë”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes./GAzetaExpress/B.Lika/

Lexo Edhe: