Mayweather thotë se do ta mësojë Wilderin sesi ta rrahë Furyn - Gazeta Express
string(61) "mayweather-thote-se-do-ta-mesoje-wilderin-sesi-ta-rrahe-furyn"

Mayweather thotë se do ta mësojë Wilderin sesi ta rrahë Furyn

Gazeta Express

02/03/2020 15:18

Floyd Mayweather është i bindur se Deontay Wilder do të hakmerret ndaj Tyson Furyt, nëse do ta lejojnë ta stërvitë shokun e tij amerikan për duelin që do të kompletojë trilogjinë.

Përfaqësuesit e Wilderit konfirmuan të dielën se ata kanë aktivizuar një klauzolë revanshi në kontratën e tij pas humbjes në Las Vegas, në raundin e shtatë, ndaj rivalit britanik për peshat e rënda

Lexo Edhe:

Mayweather, i cili ka një rekord të pabesueshëm me 50 fitore dhe zero humbje gjatë karrierës së tij të mrekullueshme të boksit, beson se mund ta ndihmojë Wilderin të fitojë zgjuarsinë për të mposhtur përfundimisht Furyn.

“Nëse më lejojnë ta stërvit, mund ta mësoj Wilderin se si të fitojë,” tha Mayweather, kur u pyet nëse Wilder mund të mposhtë Furyn.

Nëse Mayweather do të bashkohej me stafin e Wilderin për trilogjinë, ai pretendon se do të mësonte bashkatdhetarin e tij se si të mbrohet dhe ta godasë me saktësi rivalin britanik.

Fury e dominoi Wilderin gjatë duelit në Las Vegas, duke fituar me nokaut në raundin e shtatë. Pas kësaj disfate të Wilderit, Mayeather u fut drejtpërdrejt në Instagram për të ngushëlluar “Bombarduesin e Bronztë”.

“Fiton, humb ose barazon… Deontay mbetet vëllai ynë, që ka arritur shumë triumfe, dhe ne të gjithë, si komunitet, duhet ta mbështesim. Pavarësisht të gjithave, ju jeni akoma një fitues në sytë e mi, mbret!”

Pasi Wilder aktivizoi klauzolën e revanshit, promotori i Furyt në SHBA, Bob Arum, deklaroi të dielën se lufta për trilogji është paraparë të zhvillohet më 18 korrik, në “MGM Grand Garden Arena”, në Las Vegas.

“Wilder dhe përfaqësuesit e tij zyrtarisht na njoftuan mbrëmë se ata kanë pranuar ndeshjen. Do të ndodhë gjatë verës, para Lojërave Olimpike, në mes të korrikut.”/Gazeta Express/