Mayweather kundër Khabibit e McGregor, synon t’i fitojë 600 mln brenda natës - Gazeta Express
string(74) "mayweather-kunder-khabibit-e-mcgregor-synon-ti-fitoje-600-mln-brenda-nates"

Mayweather kundër Khabibit e McGregor, synon t’i fitojë 600 mln brenda natës

Gazeta Express

11/03/2020 11:55

Boksieri amerikan Floyd Mayweather ka sugjeruar sot se do të duelojë ndaj Khabib Nurmagomedov dhe mundësisht edhe ndaj Conor McGregor brenda një nate, në një mbrëmje boksi. Nga ky event, Mayweather pritet të arkëtojë 600 milionë dollarë.

Dueli apo duelet, ende nuk janë bërë zyrtare, ashtu sikurse nuk dihet ende se si Mayweather synon të arrijë te kjo shifër marramendëse.

Lexo Edhe:

Për boksierin amerikan është e rëndësishme që të bëjë për vete edhe fansat e MMA-së që të arrijë në shitje rekord, ashtu sikurse bëri në 2017-ën, kur dueloi ndaj Conor McGregor.

“Siç e kam thënë më parë, unë jam tërhequr nga sporti, por nuk jam tërhequr nga mundësia për të fituar sa më shumë para”, u shpreh Mayweather në një postim në Instagram. “Diçka spektakolare do të vijë këtë vit”, shkruan më tej boksieri i pamposhtur amerikan (50 fitore e asnjë humbje në karrierë).

“Nuk kam nevojë për asgjë, por nuk tërhiqem nga ideja për të bërë sa më shumë para. Kur bëhesh miliarder kërkon të bësh edhe më shumë para, ashtu si të gjithë miliarderët dhe nuk ndalesh”, tha Mayweather, transmeton Telesport.