Mayweather e konfirmon vendimin për t’u bërë trajner boksi - Gazeta Express
string(57) "mayweather-e-konfirmon-vendimin-per-tu-bere-trajner-boksi"

Gazeta Express

10/04/2020 14:10

Mayweather e konfirmon vendimin për t’u bërë trajner boksi

Gazeta Express

10/04/2020 14:10

Floyd Mayweather e ka konfirmuar vendimin e tij për t’u bërë trajner boksi, duke thënë se qëllimi i tij është të bëhet njëri ndër trajnerët më të mirë në botë.

43-vjeçari i cili luftoi kundër Conor McGregor në vitin 2017 për ta arritur rekordin prej 50 fitoreve dhe asnjë meçi të humbur në karrierë, i ndau ambiciet e tij për të ardhmen përmes një video në Instagram, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai e postoi në llogarinë e tij zyrtare një video duke e mësuar të boksojë nipin e tij dhe e bëri të qartë qëllimin e tij për të ardhmen.

View this post on Instagram

This is my first day working with my 14yr old nephew @slugboi.chris who has absolutely NO boxing experience at all, and this is my second time doing mitt work. The first time was with my oldest son @kingkoraun which you may have seen I recently posted. As many of you know, I've had incredible trainers which included my dad and uncle. Due to the recent passing of my Uncle Roger, I’ve felt inspired to help those around me the same way they have been there for me throughout my boxing career. In a time where we must distance ourselves from others, it has allowed me to reflect on how I want to make a difference in people lives and help them achieve their goals. A true trainer wants the best out of their fighter and pushes them to the best of their abilities. I am new to helping people train as I’ve always been on the other side of the mitts. A fighter could be impressive at mitt work but it doesn’t make him a great fighter. A trainer could be impressive on the mitts but it doesn’t make him a great trainer. It has become a goal of mine to help others reach the best versions of themselves and walk with it in confidence. I want to leave an impression on those around me and allow them to see their potential. This quarantine period has allowed me to see the importance of unity and helping others grow. I want to do my part on this Earth and allow people to see the potential in themselves so that they can share it with the world. I am new at training and so far I've been working with people with no boxing experience, therefore we are growing together. But I promise you, I will be one of the best trainers in the world. Inspire and be inspired… ? @tmtbside7

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather) on

“Kjo është dita ime e parë e punës me nipin tim 14-vjeçar, i cili nuk ka aspak përvojë në boks dhe kjo është hera ime e dytë që po punoj në këtë mënyrë”, ka shkruar Mayweather në llogarinë e tij.

“Hera ime e parë ishte me djalin tim më të madh, videon e së cilës mund ta keni parë që e kam postuar së fundi. Siç e dini shumë prej juve, unë kam pasur trajnerë të mrekullueshëm si babanë tim dhe xhaxhanë”.

“Që kur më ka vdekur xhaxhai, unë jam frymëzuar t’i ndihmojë ata përreth vetes në të njëjtën mënyrë si kanë qenë ata afër meje gjatë gjithë karrierës time”,

“Në këtë kohë kur ne duhet të mbajmë distancën nga të tjerët, unë kam pasur kohë të reflektojë se si dua ta bëj ndryshimin te jetët e njerëzve të tjerë dhe t’u ndihmojë atyre t’i arrijnë qëllimet e veta”.

“Jam i ri në punën e trajnerit dhe deri më tani kam qenë duke punuar me njerëz që s’kanë përvojë në boks, kështu që ne po rritemi së bashku, Por, ju premtoj, do të bëhet njëri ndër trajnerët më të mirë në botë”. /Gazeta Express/