Mayweather do të paguajë për funeralin e George Floyd - Gazeta Express
string(53) "mayweather-do-te-paguaje-per-funeralin-e-george-floyd"

Gazeta Express

02/06/2020 8:43

Mayweather do të paguajë për funeralin e George Floyd

Gazeta Express

02/06/2020 8:43

Ish-boksieri Floyd Mayweather do të paguajë për shërbimet e funeralit për George Floyd, sipas një përfaqësuesi të ish-boksierit.

I riu amerikan me ngjyrë, George Floyd, vdiq javën e kaluar në Minneapolis pasi Derek Chauvin, një polic i bardhë, i cili ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë sesa tetë minuta, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Chauvin, i cili u shkarkua nga detyra si polic të martën, u arrestua të premten dhe ndaj tij u ngrit akuzë për vrasje të rangut të tretë.

Vdekja e Floyd ka ngjallur protesta gjatë gjithë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vazhduar edhe këtë  javë.

“Ai ndoshta do të zemërohet me mua që po e them këtë, por, po, Mayweather pa dyshim që do të paguajë për funeralin”, ka thënë Leonard Ellerbe, drejtor ekzekutiv i Mayweather Promotions.

Ellerbe shtoi se ish-kampioni botëror ka qenë në kontakt me familjen e Floyd dhe familja tashmë e ka pranuar ofertën e tij.

“Floyd i ka bërë këto gjëra shpeshherë në 20 vjetët e fundit”, shtoi Ellebre, i cili më tutje tha se Mayweather nuk dëshiron të flasë për këto veprime të tij.

Mayweather më parë kishte paguar për funeralin e ish-boksierit, Genaro Hernandez, i cili ndiq nga kanceri në moshën 45-vjeçare në vitin 2011. Mayweather e kishte fituar titullin e tij të parë botëror kundër Hernandezit në vitin 1998. /Gazeta Express/