Maxwell “kyç” gojën - Zgjedh heshtjen para Kongresit, nuk do u përgjigjet pyetjeve për Epstein - Gazeta Express
string(89) "maxwell-kyc-gojen-zgjedh-heshtjen-para-kongresit-nuk-do-u-pergjigjet-pyetjeve-per-epstein"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 13:06

Maxwell “kyç” gojën – Zgjedh heshtjen para Kongresit, nuk do u përgjigjet pyetjeve për Epstein

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 13:06

Bashkëpunëtorja kryesore e Jeffrey Epstein (Xhefri Epstin), e vetmja e dënuar për skandalin e madh të pedofilisë dhe trafikimit seksual, ka zgjedhur të heshtë para Kongresit.

Sipas një Letre dërguar ligjvënësve, Ghislane Maxwell (Gilein Maksuell) synon të të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve në një dëshmi para Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës Qeveritare të Dhomës së Përfaqësuesve,.

Maxwell, e cila u shpall fajtore në vitin 2021 për rolin e saj në ndihmën e Epstein për abuzimin seksual të vajzave adoleshente dhe aktualisht po vuan një dënim me 20 vjet burg, planifikon të përdorë privilegjin e saj të Amendamentit të Pestë kundër vetë-inkriminimit dhe të refuzojë të përgjigjet në të gjitha pyetjet thelbësore.

Në vend që t’u përgjigjet pyetjeve individuale, Maxwell planifikon të lexojë një deklaratë të përgatitur në fillim të dëshmisë së saj, tha kongresmeni republikan Ro Khanna, i cili shërben në komision, pa dhënë detaje mbi burimin e informacionit të tij.

Ai e cilësoi të papranueshëm qëndrimin e Maxwell, e cila zgjodhi të mos e përdorë te drejtën e saj nga amendamenti i pestë, kur u mor në pyetje nga Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche (Tod Blanshe) disa muaj më parë.

Dëshmia e Maxëell vjen në një kohë kur Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar miliona dokumente që lidhen me Epstein.

Advertisement
Advertisement
Advertisement