Muhamet Mavraj, njëri nga ish-drejtuesit e Lëvizjes Studentore të ’97-s, kujtoi 1 tetorin e atij viti, duke përmendur studentët dhe arsimtarët dëshmorë, ndër të tjerë.
Ai shkroi në Facebook se “sot eshte Dita e Studenteve”.
“Mendimet e mia dhe te rrahurat e zemres jane me studentet e arsimtaret deshmorë, te gjithe deshmoret, dhe me burrat ne Hage: strateget e lirise”, shkroi ai.
“Respekt per 22 mije studentet e 97-es te cilet ne shtate qendra universitare u ngriten per t’i vene supet atdheut drejt lirise, hap pas hapi. I tere kombi ate dite ishte me studentet. Gjithkush ben sipas mendjes ose shkon sot ku i thote zemra. Keshtu po ia bej edhe une”, shtoi Mavraj.