Mavraj mbeti disa minuta pa ndjenja pasi u dëmtua rëndë nga portieri i tij - Gazeta Express
string(74) "mavraj-mbeti-disa-minuta-pa-ndjenja-pasi-u-demtua-rende-nga-portieri-i-tij"

Mavraj mbeti disa minuta pa ndjenja pasi u dëmtua rëndë nga portieri i tij

Gazeta Express

26/09/2020 8:23

Frikë për shëndetin e ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, pjesë e Greuther Furth në Bundesligën e dytë gjermane.

34-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e javës së dytë ndaj Aue në transfertë në minutën e 17 të këtij takimi, që u mbyll 1-1.

Lexo Edhe:

Gjatë një aksioni në zonën e Furthit, portieri Burchert, shok skuadre me shqiptarin, doli nga zona e tij për të larguar topin, por nuk mundi ta shmangte kontaktin me Mavrajn të cilin e goditi fort me trup (legen).

Mbrojtësi më numër 5 u rrëzua pa ndjenja në tokë, duke shkaktuar panik te futbollistët e tjerë. U desh ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor (e kthyen në anë për disa minuta që të mund të merrte frymë), që Mavraj të përmendej. Gjithsesi, ai u dërgua në spital për kontrolle më të thelluara për të shmangur çdo komplikacion të mundshëm.

Në momentin e dëmtimit të Mavrajt, Greuther Furthi udhëhiqte 0-1, por vetëm 2 minuta pas kryerjes së zëvendësimit vendësit barazuan 1-1, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund.