Mavraj flet pas vizitës në Hagë: Po mbahen nën shumë dryna, baca Jakup më tha nuk e di pse jam këtu - Gazeta Express
string(103) "mavraj-flet-pas-vizites-ne-hage-po-mbahen-nen-shume-dryna-baca-jakup-me-tha-nuk-e-di-pse-me-mbajne-ketu"

Mavraj flet pas vizitës në Hagë: Po mbahen nën shumë dryna, baca Jakup më tha nuk e di pse jam këtu

Lajme

Gazeta Express

03/10/2022 17:32

Gazetari Muhamet Mavraj ka shpalosur detaje për vizitën në Hagë tek ish-krerët e UÇK-së të cilën e zhvilloi në 25-vjetorin e protestave studentore. Ai tha se ish-liderët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim janë “shnosh e mirë në burg”, teksa tha se të gjithë janë briliantë dhe unik.

Gazetari Mavraj tha se ne vitin 2004 kur e kishte vizituar Fatmir Limajn kishte kaluar 7 dryna, ndërsa tani në vizitën e tij në Hagë ka kaluar më shumë dryna.

Lexo Edhe:

“Kur isha në vitin 2004 në vizitë të Limaj, në shtatë dryna kemi kalu këta kishin pak më shumë, si ndjenjë nuk është e mirë. Një ndjenjë poshtërimi edhe këta e ndjenjë”, tha Mavraj në “Frontal” në T7, transmeton Express.

Ai tha se Jakup Krasniqi i është shprehur disa herë se nuk e di arsyen pse e mbajnë në paraburgim.

“Baca Jakup e tha disa herë  s’e di pse më mbajnë këtu. Sepse kot janë (po mbahen) të gjithë pothuajse, ju e dini se ata nuk akuzohen se kanë marrë pjesë në ndonjë krim pavarësisht propagandës që i ndjekë ata”, u shpreh ai.

“Në Hagë ka qenë ditë tjetër, në krahasim me një përjetim që kisha me pas më parpara apo më vonë. Ka qenë 25 vjetori i protestave studentore dhe këtë 25-vjetor vendosa me kalu me të gjithë të burgosurit tanë që janë në Hagë, me gjashtë prej tyre, disa nuk arrita t’i shoh. I pash, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn rastësisht aty, pastaj Kadriun, pastaj bacën Jakup, një pauzë e drekës dhe Hashimin. Brenda një ditë u realizuan vizitat. Brenda i patëm të ndaluar telefonat”, u shpreh ai.

Emisionin Frontal mund ta shikoni duke klikuar KËTU.