E ftuar në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, disenjatorja Enkelejda Shatri ka treguar situata interesante dhe sfiduese nga puna me maturante.
Ajo tha se gjithnjë e më shpesh në atelien e saj vijnë edhe nënat bashkë me vajzat, të cilat shpesh kërkojnë të përshtatet fustani sipas formës trupore të fëmijës. “Më thonë ‘e kam fëmijën e shëndoshë”, tha ajo gjatë intervistës në ‘Canapé’.
Shatri theksoi se presioni për të dukur perfekt në natën e maturës ka rritur ndjeshëm pritshmëritë, por edhe ankthin tek adoleshentët.
Përveç sfidave të dizajnit, Enkelejda foli edhe për trendet e këtij viti, ku dominon stili me gurë dhe detaje të shndritshme.
Ndiqni intervistën në vazhdim për të mësuar më shumë.