Maturantët mund të paraqesin provimin e maturës në e-Kosova - Gazeta Express
string(59) "maturantet-mund-te-paraqesin-provimin-e-matures-ne-e-kosova"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 10:27

Maturantët mund të paraqesin provimin e maturës në e-Kosova

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 10:27

Në platformën e shërbimeve e-Kosova janë hapur aplikimet për paraqitjen e provimit të maturës, në afatin e dytë.

Të gjithë maturantët e shkollave të mesme të larta që janë  të interesuar të marrin pjesë në afatin e dytë të provimit të maturës shtetërore kanë mundësinë të aplikojnë përmes platformës e-Kosova nga data 13 – 22 gusht 2025”, thuhet në njoftim.

Për të aplikuar, maturantët duhet të identifikohen në platformën e-Kosova, të klikojnë mbi opsionin “Shërbime”, më pas te “Arsimi”, dhe të klikohet mbi opsionin “Apliko për paraqitje të provimit të maturës – afati i dytë”.

Ky shërbim është krijuar për të lehtësuar procesin e aplikimit, duke ju mundësuar të kryeni të gjitha procedurat online, pa pasur nevojë të paraqiteni fizikisht në shkollë apo institucione tjera”, thuhet në njoftim