string(72) "matura-shteterore-rreth-30-mije-maturante-zhvillojne-sot-provimin-e-pare"

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2023 8:28

Matura Shtetërore, rreth 30 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e parë

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2023 8:28

Ditën e sotme, rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit këtë vit provimeve të maturës do t’i nënshtrohen rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe, për të cilët janë hartuar teste të veçanta.

Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletëpërgjigjeve të provimeve, një kërksesë kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime.

Po ashtu, ndryshe nga vite me parë, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit. Pra, nëse maturanti merr vlerësimin e testit në e-Albania dhe konstaton që ka një problematikë fillimisht do t’i drejtohet shkollës ku ai ka studiuar. Pas ankimit, do të ngrihet një komision i ngritur nga drejtori i shkollës dhe dy mësues të lëndës, të cilët do e vlerësojnë testin dhe pyetjen ku ka kontestime dhe nëse ata vërtetojnë se ka problematikë, testi do t’i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore ankimimi, e firmosur dhe e vulosur nga shkolla me bar kod do të bëhet edhe rivlerësimi i testit.

Provimi i dytë për maturantët do të jetë ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor dhe provimi i Matematikës më 13 qershor. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor.

/Gazeta Express