Mbrojtësi i Bayern Munchen, Matthijs de Ligt ka filluar të revoltohet në trajnerin e klubit të tij, Thomas Tuchel
Mbrojtësi holandez ka filluar të revoltohet “jashtëzakonisht shumë” për mospërfshirjen e tij në formacionin titullar në klubin e Bundesligës, pasi që ai nuk ka startuar në asnjërën nga katër ndeshjet e para të sezonit 2023/24.
Sipas BILD, zhvillimet e fundit kanë bërë që ndodhën pas fitores 4-3 ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve të mërkurën, me De Ligt që mbeti edhe më i frustruar pasi që ishte zëvendësues i pa përdorur në atë mbrëmje.
“Si qendërmbrojtës, ju nuk keni shumë mundësi që të zëvendësoheni. Matthijs meriton 100 për qind të luajë. Ai është në formë të mirë. Natyrisht, minutat që po luan nuk janë të mjaftueshëm për të personalisht, por ai është lojtar skuadre”, ka komentuar trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel situatën që përfshinë yllin e tij të pakënaqur.
Pasi që nuk është paraqitur kundër skuadrës së Erik ten Hag, De Ligt shpreson që komentet e Tuchel për mungesën e minutave të luajtur do të kompensohen dhe ai të këtë mundësinë për të luajtur kundër Vfl Bochum të shtunën në mbrëmje. /GazetaExpress/
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...