Matthew McConaughey kërkon të mos bëhemi paranoikë dhe të qëndrojmë të bashkuar - Gazeta Express
string(79) "matthew-mcconaughey-kerkon-te-mos-behemi-paranoike-dhe-te-qendrojme-te-bashkuar"

Gazeta Express

20/03/2020 1:03

Matthew McConaughey kërkon të mos bëhemi paranoikë dhe të qëndrojmë të bashkuar

Gazeta Express

20/03/2020 1:03

Aktori i njohur hollywoodia, Matthew McConaughey, e ka postuar një video në llogarinë e tij në Twitter përmes së cilës po i këshillon njerëzit të mos bëhen paranoikë gjatë kësaj periudhe të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Ai po ashtu deklaroi se, shpreson që kjo situatë e jashtëzakonshme që e ka përfshirë gjithë botën, do ta ketë një ndikim pozitiv te shoqëria jonë.

Lexo Edhe:

Në videon e postuar të martën, aktori i shpërblyer me Oscar i luti njerëzit të kujdesen për veten dhe të tjerët gjithashtu, transmeton Koha.

“Aktualisht më shumë se kurrë, të gjithë varemi nga njëri-tjetri. Tani e kemi një armik të përbashkët, që është koronavirusi. Një armik të panjohur, që nuk njeh racë apo gjini. Dhe ky është një armik të cilin duam ta mundim dhe do t’ia dalim ta shkatërrojmë,” ka thënë aktori.

Ndër të tjera McConayghey, tha se është koha të fokusohemi në vlerat humane, të jemi të drejtë, të sjellshëm, të përgjegjshëm, respektues dhe të guximshëm. Sipas aktorit, nëse e tejkalojmë këtë pandemi atëherë kjo mund të jetë koha e duhur për t’u bashkuar si shoqëri.

Deri më tani, mbi 220.000 raste janë shënuar me koronavirus, në 164 shtete të botës.