Analisti Halil Matoshi ka reaguar pas thirrjeve raciste ndaj shqiptarëve në një ndeshje basketbolli në Kumanovë të Maqedonisë Veriore.
Ai ka thënë se shqiptarët u poshtëruan nën pushtetin e VLEN-it dhe me bekim të Albin Kurtit.
Shkrimi i tij:
Poshtnimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nën pushtetin e VLEN, me bekimin e Albin Kurtit!
1.
Thirrjet fashiste të maqedonëve sllavë kundër shqiptarëve në nji lojë sportive në Kumanovë, janë vula e fshehun e klerofashizmit të VMROsë dhe Mickovskit, i pranishëm personalisht në këtë shfaqje fashiste!
Janë nënvetëdija e zâshme e tyne!
Frika që ata kanë mbjellun për tjetrin/tjetren (shqiptarët) âsht e përmasave fashiste.
2.
Shqiptarët, shtetas të Maqedonisë së Veriut, e kanë mbrojtë shtetin e ri nga shpërbamja, tue mbështetë Marrëveshjen historike të Ohrit e tue e bâ shtetin e përbashkët pjesë të NATOs, megjithithë idetë shtetomdhaja bullgare, greke e serbe për coptimin e FYROM.
3.
Porse, faktori politik shqiptar i detronizuem nga Albin Kurti (që vet, âsht në thelb kundër shteteve të reja shumëetnike e shumëkulturore në Ballkanin Perëndimor!?) âsht tue u përplitin si pula pa kry, derisa “Lideri Suprem” Kurti nuk po bâhet i gjallë, ngase fuqia e tij politike âsht në ramje të lirë edhe në Kosovë!
Shqiptarët albinista fodull, në Maqedoninë e Veriut që shajnë e pështyjnë shqiptarët e Kosovës që kundërshtojnë autoritarizmin dhe paligjësinë e Kurtit, nuk po guxojnë as me u reagu maqedonëve sllavë, sepse druejn se u kthen shpinën “Baba Albin”, i katandusun në projektet avetine nacionaliste të shekullit 19 dhe i arratisun në izolim ndërkombëtar!
4.
Çfar trishtimi kur sheh gojëkyçunin Kurti se si nuk guxon me i bâ ciu Muckovskit!?
Athue për arsy të pazareve me “strujë” apo instruksioneve dhe agjendave konspirative!?
Çfarë mjerimi kur sheh shqiptarë të poshtnuem që i udhëheq Dejona Mihali, të ciles i interesojnë aleancat antiamerikane dhe ato energjetike parasecilit interes të shqiptarëve!?
Sa për Albin Kurtin ai âsht i humbun në konspiracion antikapitalist dhe abtiamerikan, ai nuk ka mâ asnji qëllim final, ai nuk di ku po e çon anijen që e drejton e cila, ia ka lshu ujin!
Ai po lufton për mbijetesën e vet politike jo për ide të mëdha shqiptare!