Matoshi për Kurtin: Nuk di të interpretoj ligje, ka lexuar libra mbrapsht - Gazeta Express
string(71) "matoshi-per-kurtin-nuk-di-te-interpretoj-ligje-ka-lexuar-libra-mbrapsht"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 7:28

Matoshi për Kurtin: Nuk di të interpretoj ligje, ka lexuar libra mbrapsht

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 7:28

Gjykata Kushtetuese dje publikoi vendimin në të cilën përflitet paraliza politike në vend.

Sipas saj, i njejti kandidat i propozuar mund të votohet vetëm tri herë, gjë që solli reagime të ndryshme.

Sipas analistit politik, Halil Matoshi, kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti nuk mund ta interpretoj saktë një ligj.

“Albin Kurti nuk di me lexu ligj, kur e ka mësu, kur e keni dëgju Albin Kurti duke e interpretu drejt një ligj? A e keni ni ndonjëherë, jo për besë. Njeri për marrë me shkenca kompjuterike e i ka lexu dy libra të mbrapshta“, tha Matoshi në Politiko.