Matic kujton bombardimet e NATO-s kundër Serbisë - Gazeta Express
string(48) "matic-kujton-bombardimet-e-nato-s-kunder-serbise"

Matic kujton bombardimet e NATO-s kundër Serbisë

Gazeta Express

25/03/2020 9:55

Mesfushori serb i Manchester Unitedit, Nemanja Matic, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram për ta kujtuar bombardimin e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999, pasi të martën u bën 21 vjet nga fillimi asaj kampanje të aleancës veriatlantike.

21 vjet më parë, më 24 mars 1999, NATO nisi sulmet bombardimet ajrore kundër Serbisë, me urdhër të presidentit të atëhershëm të SHBA-ve Bill Klinton, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmet ajrore kundër forcave serbe vazhduan deri më 9 qershor me arritjen e Marrëveshjes së Kumanovës, e njohur ndryshe si kapitullimi i Millosheviç.

Matic e ka kujtuar 24 marsin e para 21 vjetëve në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke i publikuar katër foto nga momentet kur u bombarduan caqet dhe duke i përcjellë ato foto me “hashtag-un” #NukDoTaHarrojmëKurrë1999-tën.

Bombardimet e NATO-s zgjatën nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999. Bombardimet kishin ndodhur për shkak të krimeve dhe gjenocidit që Serbia kishte kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ishin vrarë më shumë se 13 mijë shqiptarë në mesin e të cilëve gra, fëmijë e pleq. Ishin deportuar edhe 1 milion shqiptar nga Kosova ndërsa janë dhunuar më shumë se 20 mijë gra e burra.

Paraprakisht, Serbia kishte refuzuar të nënshkruante marrëveshjen e Rambujes, me të cilin i jepej fund luftës me Kosovën.

Aleanca Veriatlantike kishte bombarduar caqet ushtarake dhe policore në Serbi, Kosovë e Mal të Zi për 78 ditë derisa në kapitullimin e Sllobodan Milloshevicit, i cili kishte pranuar tërheqjen e ushtrisë dhe policisë nga Kosova./Gazeta Express/