Mat/ 23-vjeçari u mor peng dhe u gjet i pajetë pranë liqenit në Shkopet - Gazeta Express
string(70) "mat-23-vjecari-u-mor-peng-dhe-u-gjet-i-pajete-prane-liqenit-ne-shkopet"

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2025 16:33

Mat/ 23-vjeçari u mor peng dhe u gjet i pajetë pranë liqenit në Shkopet

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2025 16:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e liqenit të Shkopetit, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë pas një kërkimi nga policia. Viktima, i cili dyshohet të jetë marrë peng, kishte mavijosje në qafë, dhe sipas hetimeve të para, dyshohet se është mbytur.

Për këtë rast, babai i Renisit kishte denoncuar një natë më parë në polici humbjen e djalit, duke thënë se ai ishte marrë nga një grup personash. Pas kërkimeve të ndërmarra, trupi i tij u gjet në afërsi të liqenit, vetëm 10 metra larg bregut.

Dyshohet se pas vrasjes, viktima është futur në një makinë që më pas është hedhur në liqen. Automjeti ka dalë më pas në breg për shkak të rrëzimit, duke nxjerrë trupin e pajetë të djalit.

As babai dhe as 23-vjeçari nuk kanë pasur precedentë penalë. Renis Dobra ka qenë i hetuar më herët për disa vjedhje të vogla, por nuk ka pasur akuza të rënda. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.