Mastersi i Budapestit: Kundërshtarja dhe orari i finales së Laura Fazliut - Gazeta Express
string(72) "mastersi-i-budapestit-kundershtarja-dhe-orari-i-finales-se-laura-fazliut"

Sporte tjera

Gazeta Express

05/08/2023 16:25

Mastersi i Budapestit: Kundërshtarja dhe orari i finales së Laura Fazliut

Sporte tjera

Gazeta Express

05/08/2023 16:25

Laura Fazliu po vazhdon me fitore në World Judo Masters, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja kosovare është kualifikuar për në finale, pasi mposhti në gjysmëfinale japonezen, Megumi Horikawa.

Lexo Edhe:

Kësisoj, Laura e ka të siguruar medaljen e argjendtë – por sigurisht se në finale do të synojë të artën.

Ajo në finale do të përballet me Miku Takaichi, që gjithashtu është nga Japonia.

Dueli i saj pritet të fillojë rreth orës 17:15