"Maskat garantojnë më shumë mbrojtje nga Covidi, sesa vaksina" - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

18/09/2020 13:46

“Maskat garantojnë më shumë mbrojtje nga Covidi, sesa vaksina”

Lajme

Gazeta Express

18/09/2020 13:46

Drejtori i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Robert Redfield, tha se maskat e fytyrës garantojnë më tepër mbrojtje kundër koronavirusit sesa edhe vetë vaksina.

Redfield shtoi se edhe sikur vaksina kundër Covid-19 të dalë sot, do të duheshin 6 deri në 9 muaj në mënyrë që atë ta merrte numri i nevojshëm i pesonave për të krijuar imunitet.

Redfield shtoi se personalisht besonte se vaksina do të ishte gati për publikun e gjerë amerikan rreth mesit të vitit të ardhshëm, dhe përsëriti thirrjen për mbajtjen e maskës, pasi sipas tij, falë saj pandemia mund të vihej nën kontroll.

“Këto maska për fytyrën janë mjeti më i rëndësishëm dhe i fuqishëm për shëndetin publik që kemi. Dhe do të vazhdoj t’iu bëj thirrje amerikanëve, të gjithë njerëzve në vendin tonë, që t’i pranojnë mbulesat e fytyrës. E kam thënë që nëse do ta bëjmë këtë për 6, 8, 10 1po 12 javë, do ta vinim nën kontroll këtë pandemi. Kemi prova të qarta shkencore që këto funksionojnë dhe janë mbrojtja jonë më e mirë. Mund të shkoj deri aty sa të them se më shumë garanci se më mbron maska e fytyrës sesa kur të marr vaksinën kundër Covid”, tha Redfield gjatë fjalës së tij në një seancë dëgjimore në Kongres.