Maskat e çuditshme të Hagës që e ruajtën rreptësisht Thaçin gjatë vizitës në QKUK - Gazeta Express
string(81) "maskat-e-cuditshme-te-hages-qe-e-ruajten-rreptesisht-thacin-gjate-vizites-ne-qkuk"

Lajme

Gazeta Express

14/03/2025 11:42

Maskat e çuditshme të Hagës që e ruajtën rreptësisht Thaçin gjatë vizitës në QKUK

Lajme

Gazeta Express

14/03/2025 11:42

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është rikthyer dje vetëm për pak orë nga Haga, sa për të parë prindin e tij të sëmurë. Kjo vizitë është pranuar pas disa refuzimesh të Hagës dhe pas ankesave të shumta se Thaçit po i shkelen të drejtat njerëzore, shkruan Gazeta Express.

Gjatë kësaj vizite dhe qëndrimit në QKUK deri në momentin kur ka dalë për t’u larguar nga oborri i spitalit, Thaçi është ruajtur me masa të rrepta sigurie.

Personat e sigurimit të Hagës të veshur me disa maska të çuditshme që shkonin nga pjesa e qafës e deri tek sytë, e kanë ruajtur rreptësisht Thaçin.

Një prej mjekëve që e ka përqafuar dhe që Thaçi i ka thënë disa fjalë tek shkallët dalëse, i është tërhequr vërejtja nga të njëjtit, derisa njëri prej tyre është rikthyer dhe ka shkëmbyer edhe disa fjalë me mjekun në fjalë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement