Maska me dy përbërës që parandalon rënien e flokëve - Gazeta Express
string(51) "maska-me-dy-perberes-qe-parandalon-renien-e-flokeve"

Gazeta Express

10/02/2020 13:46

Maska me dy përbërës që parandalon rënien e flokëve

Gazeta Express

10/02/2020 13:46

Bananja është një ndër frutat më të mirë që mund të hani, prandaj edhe nutricionistët janë të mendimit se si të rriturit ashtu edhe të vegjlit duhet ta hanë në çdo ditë të vitit.

Ky frut tropikal i siguron organizmit shumë lëndë ushqyese si proteina, vitamina dhe minerale që janë po aq të rëndësishme edhe për shëndetin e flokëve.

Lexo Edhe:

Maskat me fruta dhe përbërës natyralë janë gjithnjë një ide e mirë, pasi janë ushqyese, hidratuese dhe jo vetëm. Larg kimikateve dhe produkteve kozmetike, më poshtë gjeni recetën kundër rënies së flokëve që ka si bazë frutin e bananes.

Përgatitja:

Merrni një banane të pjekur mirë dhe shtypeni me ndihmën e një piruni. Pasi të keni përfituar një masë homogjene, shtoni dy lugë vaj ulliri.

Përziejeni sërish, derisa më pas këtë maskë aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut – nga rrënjët deri tek majat.

Mblidhni flokët me peshqir të njomur dhe lëreni maskën të veprojë për një orë e gjysmë. Në fund shpëlajeni kokën me ujë dhe lajeni si normalisht.