string(58) "mashtrohet-nje-83-vjecare-ne-shkup-i-merren-50-mije-denare"

Mashtrohet një 83-vjeçare në Shkup, i merren 50 mijë denarë

Maqedoni

Gazeta Express

13/02/2025 19:59

Në SPB Shkup, një grua 83-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 50.000 denarë.

Sipas raportit, një person i ka telefonuar asaj dhe i ka thënë se vajza e saj ka shkaktuar një aksident trafiku në të cilin ka përplasur një fëmijë emigrant, i cili ka vdekur dhe se nëse nuk do që ajo të shkojë në burg, do të duhet të paguajë.

Lexo Edhe:

“Siç u raportua, ajo i la paratë në vendin e rënë dakord dhe pasi foli me vajzën e saj, kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Shkup.