Mashtrimet në bursa, arrestohet administratori i call centerit në Tiranë - Gazeta Express
string(71) "mashtrimet-ne-bursa-arrestohet-administratori-i-call-centerit-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2023 12:45

Mashtrimet në bursa, arrestohet administratori i call centerit në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2023 12:45

Administratori i një call centeri në Tiranë është arrestuar ndërsa për 4 punonjës (operatorë) kanë nisur hetimet, pasi akuzohen se mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Njoftimi i policisë

Lexo Edhe:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Forex Infinit”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë.

Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihet në pranga admininstratori i subjektit call center, procedohen penalisht 4 punonjës (operatorë).

Sekuestrohen njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Forex Infinit”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. Q., 30 vjeç, banues në Tiranë, administratori i subjektit call center.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: A. B., 23 vjeçe, A. H., 23 vjeçe, E. D., 32 vjeç dhe P. T., 25 vjeç, të katërt banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi O. Q. administronte një subjekt privat call center, në rrugën “Dritan Hoxha”. Në këtë subjekt ishin të punësuar si operatorë shtetasit A. B., A. H., E. D. dhe P. T., të cilët, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Gazeta Express