Mashtrimet globale e kriptomonedhave: Call center, agjentët e rremë dhe mijëra “viktima” përfshirë Shqipërinë - Gazeta Express
string(105) "mashtrimet-globale-e-kriptomonedhave-call-center-agjentet-e-rreme-dhe-mijera-viktima-perfshire-shqiperine"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2022 18:48

Mashtrimet globale e kriptomonedhave: Call center, agjentët e rremë dhe mijëra “viktima” përfshirë Shqipërinë

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2022 18:48

Një hetim ndërkombëtar ka identifikuar disa nga rrjetet kriminale që fshiheshin pas më shumë se 470 faqeve interneti mashtruese të investimeve. Një histori që rrotullohet mes call center-ave, agjentëve të rremë dhe mijëra viktimave dhe në vendin tonë, shkruan El Pais.

Rikujtojmë se 8 nëntor policia spanjolle kreu kontrolle në call center-a në Elbasan, Vlorë dhe Tiranë. Operacioni u mbështet nga Eurojust dhe Europol, pasi Spanja, Gjermania dhe Finlanda u kërkuan ndihmë në aksionin për të shkatërruar grupet kriminale që mashtrojnë përmes kriptovalutave.

Lexo Edhe:

Gjatë operacioneve të 8 dhe 9 nëntorit në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë, u kontrolluan 15 qendra telefonike dhe u arrestuan 5 të dyshuar, 4 prej të cilëve në Shqipëri.

Operacioni është mbështetur nga Eurojust dhe Europol, pasi Spanja, Gjermania dhe Finlanda u kërkuan ndihmë në aksionin për të shkatërruar grupet kriminale që mashtrojnë përmes kriptovalutave.

Duke përdorur qendrat telefonike që punojnë 24 orë në shërbim me bazë nnë Ballkan, një rrjet ndërkombëtar i kriptomonedhave ka mashtruar më shumë se 200,000 persona në Europë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë.

Por ky mashtrim është ekspozuar nga një hetim i koordinuar që përfshin policinë nga shtatë vende. Policia spanjolle përgjoi tre milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat telefonike,  platformat teknologjike dhe bizneset,

Nga analiza e të gjitha emaileve që përfundojnë me domenin e nivelit të lartë për Spanjën, policia vlerëson se mund të ketë të paktën 17,000 persona që kanë rënë pre e këtij mashtrimi në atë vend.

Ky numër nuk përfshin personat që kanë email që mbaron me .com, të cilët mund të jenë mashtruar nga një rrjet global që po ndryshon vazhdimisht formë dhe po rilind.

Sipas burimeve policore, kriminelët kanë grumbulluar 2.5 miliardë dollarë nga qindra mijëra njerëz në të gjithë botën. Eurojust (Agjencia e Bashkimit Europian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale) po koordinon hetimin e paprecedentë me shtatë vende europiane që së fundi kryen bastisje t në qendrat e thirrjeve në Shqipëri, Gjeorgji, Maqedoninë e Veriut, Bullgari dhe Ukrainë.