Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës, ka thënë në “Pressing” të T7 se Shpejtim Bulliqi nuk i ka mbajtur premtimet.
Ai ka thënë se nuk mbajtën premtimet për Zonën Industriale, Unazën e Qytetit, por as Spitain e Podujëvës.
Madje, ai tha se për Spitalin e Podujëvës premtim kishte dhënë vetë Albin Kurti në prani të Bulliqit.
“Është një moment kur delë Kurti bashkë me Bulliqin kur thotë se Podujeva do a ketë spitalin e vet, kjo ndodh në vitin 2021, pas kësaj kushtet kanë qenë të favorshme që Podujeva ta ketë spitalin. Është e thjesht ta arsyetojmë pse Podujeva duhet ta ketë spitalin”.
“Kjo ndryshe nuk ka emër tjetër pos mashtrim. Podujeva nuk e ka spitalin që e premtuan”, ka thënë Hyseni. /Gazeta Express