Mashtrim me vlerë 5.9 milionë Euro, greku ekstradohet nga Danimarka drejt Shqipërisë - Gazeta Express
string(82) "mashtrim-me-vlere-5-9-milione-euro-grek-ekstradohet-nga-danimarka-drejt-shqiperise"

Mashtrim me vlerë 5.9 milionë Euro, greku ekstradohet nga Danimarka drejt Shqipërisë

Gazeta Express

08/12/2019 15:33

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët ekstradon nga Danimarka drejt vendit tonë, një shtetas grek ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në bashkëpunim”, “Fshehje e të ardhurave“, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

D. Th., 46 vjeç është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në bashkëpunim”, “Fshehje e të ardhurave“, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Lexo Edhe:

Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi grek D. Th., në bashkëpunim me shtetasin shqiptar K. M., dhe dy shoqëri, kanë organizuar dhe vënë në funksionim një skemë mashtruese me qëllim për të përfituar rimburësim të vlerave të TVSh duke krijuar shoqëri fiktive. Vlera e aseteve që u transferuan është 4 milion euro, ndërsa vlera e veprimtarisë ekonomike që u transferua është 1.9 milion euro