Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, i cili është mbajtur më 27 qershor 2025.
Pas gjenerimit të të dhënave, MAShTI njofton se, “arritshmëria sipas lëndëve në test këtë vit është si në vijim: Gjuhë shqipe 59.8%, Gjuhë angleze 39.3%, Histori 61.1%, Gjeografi 52.9%, Matematikë 38.9.1%, Informatikë 54.7%, Fizikë 40.6%, Kimi 37.4%, Biologji 42.6, ndërsa arritshmëria e përgjithshme në test është 48.8”.
MAShTI gjithashtu ju njofton se afati i ankesave është tri dritë, nga data 8 deri më 10 korrik.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...