MASHTI ka në plan një lloj provimi shtetëror për mësimdhënësit fillestar - Gazeta Express
string(72) "mashti-ka-ne-plan-nje-lloj-provimi-shteteror-per-mesimdhenesit-fillestar"

MASHTI ka në plan një lloj provimi shtetëror për mësimdhënësit fillestar

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 23:41

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka bërë të ditur se ky dikaster ka në plan që të fillojë zbatimin e Ligjit për profesionet e rregulluara, që parasheh një lloj provimi shtetëror për mësimdhënësit fillestar.

Pupovci ka theksuar se mësimdhënësit të cilët tashmë janë në sistem nuk do t’i nënshtrohen këtij provimi.

Lexo Edhe:

“Kemi po ashtu në plan që të fillojmë zbatimin e ligjit për profesionet e rregulluara i cili parasheh një lloj provimi shtetëror për mësimdhënësit fillestarë të cilët e përfundojnë fakultetin. Ky mund të jetë testim i mësimdhënësve por besoj se nuk do të keqkuptohet sepse faktikisht ka të bëjë me ata që e përfundojnë fakultetin dhe hynë për herë të parë në profesion”, tha Pupovci në RTV21.

“Sikurse juristët që i nënshtrohen provimit të jurisprudencës, sikur mjekët kur e marrin licencën por ajo ndodh vetëm një herë. Thotë ligji që ata të cilët tashmë janë në sistem nuk i nënshtrohen këtij procesi. Vetëm të rinjt”, sqaroi ai.