MASHT publikon rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria 68.6% - Gazeta Express
string(65) "masht-publikon-rezultatet-e-provimit-te-matures-kalueshmeria-68-6"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 18:17

MASHT publikon rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria 68.6%

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 18:17

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i janë nënshtruar 18.130 maturantë. Prej tyre kanë kaluar 12.316 apo 68.6%.

MAShTI njofton se, përmes platformës e-Kosova rezultatin preliminar e kanë marrë 18.016 nxënës.

Nxënësit e pa kënaqur me rezultat mund të parashtrojnë ankesë nga data 1 deri më 3 korrik, ndërsa certifikatën mund ta shkarkojnë nga platforma eKosova nga data 3 deri më 7 korrik./RTK