MASH pa strategji për vitin shkollor nga shtatori - Gazeta Express
string(49) "mash-pa-strategji-per-vitin-shkollor-nga-shtatori"

Gazeta Express

23/05/2020 17:08

MASH pa strategji për vitin shkollor nga shtatori

Gazeta Express

23/05/2020 17:08

Ministria e Arsimit akoma nuk ka strategji konkrete për vitin e ardhshëm shkollor, në rast se gjendja me koronavirusin nuk përmirësohet as në vjeshtë.

Paralajmërohet formimi i një komisioni i cili do të shqyrtojë shkurtimin e programeve mësimore dhe koordinimin e nxënësve.

Lexo Edhe:

Nëqoftëse përballemi me rrrethana të njejta apo me rrethana të ngjashme ose edhe me rrethana ekstreme, atëherë mund të përballemi edhe me masa të njejta qoftë nëpërmjet organizimit të mësimit nga distance, qoftë edhe nëpërmjet reduktimit të numrit të nxënësve nëpër klasa dhe rrjedhimisht rritjen e numrit të ndërrimeve në bazë të cilave do të punojnë institucionet arsimore”-theksoi Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Për dallim nga Ademi, profesori Anastas Mishev nga Fakulteti i Shkencave Informatike dhe inxhinieri propozon krijimin e një platforme të vetme dhe jo zgjidhje individuale nga shkollat dhe mësimdhënësit, siç edhe po realizohet për momentin.

Ndoshta, për klasat më të ulëta duhet platformë e cila do të jetë më shumë treguese ose demonstruese, me video. E gjithë ajo duhet të lidhet në një platformë të vetme, të lidhur me një sistem nacional edukues për identifikim të të gjithë atyre të përfshirë në atë proces”-pohoi Anastas Mishev, profesor.

Mishev kujton se platforma për mësim elektronik nuk duhet të prezantohet vetëm kur nuk ka kushte për mësim, por e njëjta duhet të fillojë paralelisht me procesin e rregullt mësimor./alsat