MASH e gatshme për të pranuar rekomandimet nga Komisioni i Venecias - Gazeta Express
string(67) "mash-e-gatshme-per-te-pranuar-rekomandimet-nga-komisioni-i-venecias"

MASH e gatshme për të pranuar rekomandimet nga Komisioni i Venecias

Gazeta Express

12/12/2019 10:55

Arsimit dhe Shkencës (MASH) është e gatshme të pranojë rekomandimet e Komisionit të Venecias mbi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në fushën e arsimit me qëllim të sigurimit të kuadrit cilësor të gjuhëtarëve. Këtë e konfirmon ministri Arbër Ademi. Komisioni kishte rekomanduar metodologji dygjuhësore dhe shumë-gjuhësore të mësimit dhe jo ndarje në vijë etnike.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) është e gatshme të pranojë rekomandimet e Komisionit të Venecias mbi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në fushën e arsimit me qëllim të sigurimit të kuadrit cilësor të gjuhëtarëve. Këtë e konfirmon ministri Arbër Ademi. Komisioni kishte rekomanduar metodologji dygjuhësore dhe shumë-gjuhësore të mësimit dhe jo ndarje në vijë etnike.

Lexo Edhe:

Jemi të gatshëm dhe kemi kapacitet që të përmbushim atë rekomandim dhe në fakt këto janë edhe angazhimet tona dhe përcaktimet tona për ta përmirësuar cilësinë në sistemin arsimor qoftë përmes mësimit të gjuhëve të të gjitha komuniteteve në vend, qoftë përmes mos-ndarjes së nxënësve tanë dhe shkollave tona mbi baza etnike – u shpreh Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Sidoqoftë, rekomandimet janë akoma duke u analizuar për t’u definuar hapat e mëtejshëm. Kjo deklaratë e ministrit Ademi vjen në kohën kur partitë politike akoma nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët se si do të veprojnë më tej me rekomandimet dhe kritikat që Komisioni i Venecias jep për ligjin për zbatimin e gjuhëve. Ndër kritikat më të theksuara janë implikimet e mëdha financiare që kërkon ligji, mungesën e kuadrit të përkthyesve dhe interpretuesve të kualifikuar dhe pengesat e zbatimit të dygjuhësisë në procedurat gjyqësore. Por për prodekanin e Fakultetit Filologjik në Universitetin e Tetovës, Berton Sulejmani, kuadri i përkthyesve nuk paraqet problem në zbatimin e ligjit në fjalë.

Komisioni i Venedikut neve na trajton si një minoritet në njëfarë mënyre dhe jo si komb shtet-formues. Gjatë këtyre diku mbi gjysmë shekulli ajo e Shkupit dhe diku mbi 25 vjet Katedra e gjuhës shqipe në Universitetin e Tetovës, besoj që kanë arritur të krijojnë sadopak kuadër për t’i përmbushur nevojat e kohës. Jemi në rrjedha për të formuar dhe për të bërë akreditimin e ri të programeve studimore ku do të kemi me theks të veçantë përfshirjen e lëndëve që lidhen me probleme që dalin tani me përkthimet qoftë në sferën juridike, ekonomike, politike, etj – deklaroi Berton Sulejmani, prodekan i Fakultetit Filologjik, Universiteti i Tetovës.

Për të siguruar përkthyes dhe interpretues të kualifikuar, Komisioni i Venecias rekomandon shtyrje të hyrjes së ligjit në fuqi dhe reformim të sistemit arsimor në mënyrë që të sigurojnë edukim gjuhësor të cilësisë së lartë të maqedonishtes dhe gjuhës së pakicës, nëpërmjet prezantimit të metodave mësimore dy dhe shumë-gjuhësore në të gjitha shkollat dhe t’i jepet fund ndarjes në linja etnike në shkolla.