Votimi në zgjedhjet e ardhshme, edhe përkundër pandemisë aktuale me Kovid-19, do të jetë i sigurt për qytetarët të cilët do të vendosin ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit, pohojnë kompetentët, përcjell Gazeta Express.
Do të votohet në pajtim me protokolle e Komisionit për sëmundje ngjitëse të cilët parashohin masa të mbrojtjes në vendvotime, për njerëzit të cilët e zbatojnë votimin, si dhe për votuesit.
Komisioni shtetëror zgjedhor dje organizoi simulim të ditës së votimit, që e ndoqën edhe vëzhguesit e zgjedhjeve, mes të cilëve edhe OSBE/ODIHR, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, të ambasadave, si dhe të partive politike. Iu bë thirrje të gjithë të kyçurve në procesin zgjedhor t’i respektojnë masat shëndetësore, udhëzimet dhe protokolle për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik.
Simulimi, sipas të gjithë të pranishmëve, konstatoi se mund të votohet pa rrezik për votuesit.
Më 13 korrik do të votojnë personat të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv me KOVID-19 dhe personat të cilëve u është caktuar masa e vetëizolimit me vendim nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor.
Më 14 korrik do të votojnë personat e pamundur dhe të sëmurë, si dhe të sëmurët kronikë dhe personat e tjerë të cilët në pajtim me Kodin zgjedhor votojnë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.
Në ditën e zgjedhjeve, më 15 korrik, vendvotimet do të hapen në orën 7:00, ndërsa votimi do të zgjasë deri në orën 21:00, dy orë më gjatë se zakonisht në zgjedhjet e kaluara kur vendvotimet mbylleshin në orën 19:00.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...