Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën në Stagovë të Kaçanikut, ku forcat serbe vranë mizorisht 13 civilë.
Osmani ka thënë se kjo masakër është ndër më të tmerrshmet në Kosovë, ku askush nuk u dënua.
Derisa, e para e shtetit ka thënë se kjo ditë mbetet simbol i dhimbjes dhe qëndresës.
“Më 21 maj 1999, forcat serbe të regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht 13 civilë në Stagovë të Kaçanikut, përfshirë 7-vjeçarin Fitim Gudaqi. Në mbrojtje të civilëve, dëshmor ra edhe pjesëtari i UÇK-së, Ekrem Gudaqi.Kjo masakër, ndër më të tmerrshmet në Kosovë, u hetua nga Tribunali i Hagës, por askush nuk u dënua. Paramilitarët serbë shkatërruan mbi 90 shtëpi nga 180 sa kishte fshati dhe vranë bagëtinë. Kjo ditë mbetet simbol i dhimbjes dhe qëndresës. Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe ata që u flijuan për liri!”, ka shkruar presidentja