Masakra e Dubravës e harruar nga drejtësia - Gazeta Express
string(42) "masakra-e-dubraves-e-harruar-nga-drejtesia"

Masakra e Dubravës e harruar nga drejtësia

Gazeta Express

22/05/2020 21:48

Në këtë burg 22 majin e vitit 1999 ndodhi një nga masakrat më të rënda në  Kosovë. Nga ky krim   në burgun e Dubravës gjetën vdekjen 160 kosovar e mbi 200 tjerë u plagosën.

Për pesë ditë radhazi policia speciale serbe, rojet e burgut e forcat paramilitare serbe ushtruan dhunë e vranë në mënyrë mizore të burgosurit shqiptar.

Lexo Edhe:

E në mesin e atyre që i kanë mbijetuar këtij tmerri janë edhe Sadik Zeqiri, Defrik Pika e Bislim Zogaj.

Secili prej tyre përjetoi tmerrin por në mënyra të ndryshme.

Sadik Zeqiri i mbijetuar i masakrës së Dubravës, tregon se ishte transferuar nga burgu i Lipjanit dhe ishte në pritje të dënimit.

Zeqiri me të parë situatën bashkë me shokët e burgut ishte mobilizuar që të shpëtonte jetën e tij e të tjerëve.

Por në secilin hap e përcillte frika e terrori.

Ai rrëfen që tmerri që kishte përjetuar në Dubravë, kishte bërë që atij ti largohej edhe një fobi që e kishte.

E plagët që kanë marrë në këtë burg i shëronin të burgosurit tjerë që kishin njohuri për mjekim.

I tillë ishte edhe Defrim Rika, i transferuar në Dubravë nga burgu i Nishit.

Ai tregon se si janë gjindur në situata sfiduese për ta.

Në krahë të plagosurve u  kishte qëndruar edhe Bislim  Zogaj.

Por Zogaj thotë që edhe pse kanë kaluar 21 vite nga ajo masakër nuk është arritur drejtësi për të rënët.

Megjithatë ai shton që janë munduar ti ruajnë faktet përmes mënyrave tjera.