Masa e përkohshme vazhdon, Kuvendi s’ka të drejtë mblidhet derisa palëve t’u jepet teksti i plotë - Gazeta Express
string(94) "masa-e-perkohshme-vazhdon-kuvendi-ska-te-drejte-mblidhet-derisa-paleve-tu-jepet-teksti-i-plote"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 16:37

Masa e përkohshme vazhdon, Kuvendi s’ka të drejtë mblidhet derisa palëve t’u jepet teksti i plotë

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 16:37

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se procesi i konstituimit të kuvendit nuk ka përfunduar akoma, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari serb.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se deputetët kanë afat 12 ditë që ta konstituojnë kuvendin, pra ta votojnë nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.

Në pikën V thuhet se është marrë vendim që të vazhdohet masa e përkohshme deri në hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi.

Ndërkaq në pikën VIII thuhet se aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit nga Gjykata Kushtetuese dhe njoftimit të palëve. Përjashtim bën pika V, e cila hyn në fuqi menjëherë, pra zgjatja e masës së përkohshme.

Bashkë me njoftimin është publikuar edhe një vërejtje, ku thuhet se ky njoftim është përgatitur vetëm për çështje informative dhe se teksti i plotë do t’u dorëzohet palëve të përfshira në rast, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare, pasi të jenë përfunduar procedurat përkatëse të përcaktuara në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e saj të punës.

“Ky njoftim për media është përgatitur nga Sekretariati i Gjykatës vetëm për çështje informative. Teksti i plotë i vendimit do t’u dorëzohet palëve të përfshira në rast, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare, pasi të jenë përfunduar procedurat përkatëse të përcaktuara në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e saj të punës. Përmbledhja e publikuar përmes këtij Njoftimi mund t’i nënshtrohet korrigjimeve gjuhësore dhe teknike në draftin final të vendimit.” /GazetaExpress/