Prokurorja Fatime Fetai ngarkohet me dy procedura disiplinore, njëra për bashkëpunim me gazetarin e akuzuar Marjan Dokaz dhe e dyta për sjellje joprofesionale.
Siç ka mësuar “Makfax”, përveç Fetait, dy procedura të tilla disiplinore janë edhe për një prokurori të dytë, Sasho Rajçev.
Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore do të shqyrtojë provat e paraqitura.
“Komisioni Disiplinor nuk ka marrë vendim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorëve të përmendur”, kanë thënë për “Makfax” nga Prokuroria.(INA)
tag_katrorimaqedoni_2
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...