Marvel zbulon filmat e ri, Eternals, ku luan Angelina Jolie - në qendër të vëmendjes - Gazeta Express
string(80) "marvel-zbulon-filmat-e-ri-eternals-ku-luan-angelina-jolie-ne-qender-te-vemendjes"

Marvel zbulon filmat e ri, Eternals, ku luan Angelina Jolie – në qendër të vëmendjes

Arte

Gazeta Express

04/05/2021 0:44

Marvel ka lansuar një video të re për prodhimet e tyre duke treguar xhirimet e para të Angelina Jolie dhe Richard Madden në Eternals si dhe datën e lansimit për “Guardians of the Galaxy 3”, si dhe ka konfirmuar titullin për “Black Panther 3” por edhe filma tjerë

Me kinematë që janë duke u rihapur në Amerikë pas pandemisë, Marvel do të hap dyert e premierës për Black Widow më 5 korrik të këtij viti. Trileri tashmë është lansuar në këtë film që luan Scarlett Johansson, si dhe Shang-Chi dhe filmi “Legend of the Ten Rings”, që do të lansohet më 3 shtator. Por, tërë vëmendja tani është tek Eternals, e cila do të lansohet në kinema më 5 nëntor dhe tashmë janë shfaqur xhirimet e para të tij.

Lexo Edhe:

Promo video e Marvel përfshinë disa kalime të cilat janë parë nga seria e fundit, “Avengers Endgame”.

Pastaj fillon të shpalosja e disa filmave të tjerë këtë vit, me xhirimet nga “Black Widow”, Shang-Chi me “Eternals” – si dhe datat e lansimit për filmat “Guardians 3” dhe “Ant-man 3”.

Pritjet tashmë janë shumë më të larta për Eternals pasi që regjisorja Chloe Zhao mori çmimet këtë sezon, përfshirë edhe Oscarin, për filmin e saj të fundit Nomadland dhe xhirimet e reja shfaqin Jolien që është në aksion të këtij filmi.

Në këto xhirime të reja paraqiten edhe; Angelina Jolie si Thena, Salma Hayak si Ajak, Gemma Chan si Sersi, Richard Madden si Ikaris, Kumail Nanjiani si Kingo, Ma Dong-Seok si Gilgamesh dhe Lia McHugh si Sprite.

Megjithatë, fansat duhet të presin edhe pak për Kit Harington si Black Knight.

Filmi po është filmi i parë i prodhuar nga Marvel që paraqet një hero homoseksual, me Brian Tyree Henry si Phastos i përjetshmi dhe Haaz Sleiman, burri i tij njerëzor.

“ Eternals” janë të pavdekshimit me fuqi të jashtëzakonshme të cilët janë krijuar nga Clestials dhe kanë jetuar në mënyrë sekrete në Tokë për 7000 vite, duke i ndihmuar njerëzit që të përparojnë.

Bosi i Marvelit, Kevin Feige ka treguar më shumë se duhet për ndryshimet në film nga librat komik dhe po ashtu cilët karaktere do të kenë rolin kryesor, transmeton GazetaExpress.

“Disa personazhe ne i kemi ndryshuar nga meshkuj në femra, kishte disa karaktere qe ne e dinim se si ndryshonin nga librat”, tha ai.

“Por, pastaj erdhi deri të loja. Kështu te Sersi, për shembull – dhe nëse ka një rol kryesor në këtë skuadër, është i Sersit, është Gemma Chan – ne i kemi parë dhe lexuar tërë personazhet femra në këtë pjesë. Kështu që erdhën në përfundim që Gemma ishte më e mira për të. Fatmirësisht, ajo e ka treguar atë në fund të këtij filmi”.

Trileri i ri promo është i mbushur me orarin e filmave të ri – dy prej të cilëve kanë munguar më parë. Po ashtu është konfirmuar edhe titulli emocional për Black Panther 3.

Pas “Spider-Man: No Way Home “ që do të lansohet më 17 dhjetor, dy vitet e ardhshme duken tepër interesante.

“Doctor Strange and the Multiverse of Madness” do të lansohet më 25 mars 2022 kurse “Thor: Love and Thunder” më 6 maj 2022.

“Black Panther 3” do të quhet “Wakanda Forever” dhe do të lansohet më 8 korrik 2022. Si dhe tre filma të tjerë do të futen në kalendar.

Pjesa e “Captain Marvel”, pjesa e “Marvels” do të lansohet më 11 nëntor, kur Brie Larson do të kthehet në rolin e Captain Marvel apo si Carol Danvers.

Ajo do t’i bashkohet Teyonah Parris si Monica Rambeau, e cila paraqitet edhe në filmin “WandaVision: dhe Iman Vellani, e cila debutoi si Ms. Marvel në serinë e Disney+ me të njëjtin emër.

“Ant-Man and the Wasp: Quantumania” pritet po ashtu më 2022 kurse tani është konfirmuar se do të jetë në kinema më 17 shkurt 2023.

Kurse “Guardians of the Galaxy 3” do të jepet premier më 5 maj 2023. /GazetaExpress/